LAJMI I FUNDIT

Ndarja nga jeta e ish-sekretares amerikane, Berisha: Shpreh mirënjohjen për kontributin e saj në çlirimin e Kosovës

20:58 - 23.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Albright u bë promotore e fuqishme e angazhimit të NATO-s, në çlirimin e dy milionë shqiptarëve në Kosovë.




Berisha shkruan se deri në fund, ajo mbeti një avokate e shkëlqyer e Kosovës. Ish-kryeministri shpreh mirënjohjen ndaj kontributit të saj.

Postimi i Sali Berishës:

Nderim dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright! Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmonë.  Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves. Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.