Ukraina ka lënë të enjten muajin e parë nën sulmin ushtarak të Rusisë, të cilit duket se po i reziston më së miri.
Në këtë “përmujor” jo shumë të këndshëm, vullnetarët amerikanë, që i janë bashkuar ukrainasve në luftën ndaj Rusisë, kanë çliruar një fshat pranë Kievit të kontrolluar nga armiku për gati një muaj.
Krah-për-krah njëri-tjetrit dhe me bombardime që shihen qartazi, ata kanë mundur të çlirojnë fshatin.
Vlen të përmendet se Kievi, ka qenë një nga objektivat e trupave ruse. Ata kanë tentuar të rrethojnë kryeqytetin e Ukrainës dhe për këtë, kanë futur trupa edhe përmes Bjellorusisë.
Deri në këto momente, ushtarët ukrainas dhe ato vullnetarë kanë mundur të shpëtojnë qytetin, që i është nënshtruar për ditë me radhë shtetrrethimeve, për shkak të frikës së sulmeve ajrore.
#American volunteers on the battlefield in the #Kyiv region
They liberated the village, which had been under #Russian occupation for almost a month. pic.twitter.com/Lh67gAiI2c
— NEXTA (@nexta_tv) March 24, 2022