EKONOMI

“Për të mos i vënë nën presion me afatet”- Bashkia Tiranë shtyn me një muaj pagesat për taksat

19:37 - 06.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës ka vendosur të mërkurën shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për në datën 20 maj të këtij viti.




Përvec këtyre, u miratua vendimi edhe për shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore.

Sipas bashkisë, vendimet e tilla kanë për synim të ndihmojnë bizneset e vogla që janë prekur nga situata e krijuar prej luftës në Ukrainë, e cila ka prekur ekonominë e të gjitha vendeve të botës, duke sjellë lëvizje të çmimeve edhe në vende të vogla si Shqipëria.

Lajmin e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky është një lajm i mirëpritur për të gjitha bizneset.

“Më duket diçka e arsyeshme, edhe për faktin se me kostot e rritura të disa shpenzimeve, siç mund të jetë nafta apo shpenzime të tjera, i jep biznesit një muaj frymëmarrje, për të mos i vënë nën presion për të kapur afatet. Besoj se është lajm i mirëpritur nga të gjithë”, deklaroi Veliaj.

Kjo nuk është nisma e vetme që ndërmerr Bashkia e Tiranës në ndihmë të bizneseve. Gjatë pandemisë, Bashkia u erdhi në ndihmë duke shtyrë një pjesë të pagesave ose duke u falur disa të tjerë për periudhën kur ato kanë qëndruar mbyllur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.