AKTUALITET

Plumbi në kokë i mori jetën në makinën e punës/ Misteri që mbulon vdekjen e shoferit të Drejtorit të Portit të Durrësit

13:46 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plot mister është mbuluar vdekja e 38-vjeçarit Betim Kastrati, i cili u gjet i vrarë në makinën e punës, shumë larg banesës së tij. Babai i dy fëmijëve, që jetonte në Kamzë, u gjet mbrëmë në rreth-rrotullimin e Kolonjës, në rrugës Lushnjë-Fier.




Viktima u gjet i pajetë në mjetin tip Volvo me targa AB 550 AI, ndërsa në kokë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Ndërkohë, që kolegët e tij janë shokuar nga ngjarja në fjalë, pasi ata nuk e besojnë që 38-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri.

Sipas tyre, ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni, ndërkohë policia pretendon këtë pistë. Siç raportuam edhe më herët, Kastrati ishte shoferi personal i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Mjeti në fjalë që përdorte viktima jashtë orarit të punës kishte ardhur në Portin e Durrësit nga një tjetër institucion shtetëror në Tiranë. Mësohet se, viktima do të përcillet në orën 14:00 për në banesën e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.