BOTA

Në Shangai, foshnjat me koronavirus ndahen nga prindërit e tyre (Video pikëlluese)

11:16 - 07.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa kufizimet e rënda të trafikut vazhdojnë në Shangai, qyteti më i madh i Kinës, për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit, një ndjenjë dëshpërimi është e përhapur.




Në Kinë, kushdo që është pozitiv, qoftë edhe asimptomatik, është i izoluar nga njerëzit e painfektuar. Autoritetet e Shangait konfirmuan të hënën e kaluar se masa vlen edhe për fëmijët. “Nëse njëri nga prindërit është gjithashtu i infektuar, ata mund ta shoqërojnë fëmijën dhe të kujdesen për të në një zonë të veçantë ku do të trajtohen”, tha të hënën Wu Qianyu, një zyrtar komunal i shëndetësisë. Por “nëse familjarët nuk i plotësojnë kushtet e mbështetjes, pra nuk infektohen vetë, fëmijët do të ndahen nga prindërit” , theksoi ai në një konferencë për media.

Ata mbi 7 vjeç, do të akomodohen në qendra karantine dhe ata nën 7 vjeç, nëse janë vetëm, do të kujdesen nga qendrat e shëndetit publik.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më shumë se 9,000 raste të reja pozitive në zonë, 95% asimptomatike, vetëm të hënën e kaluar. Shifrat mund të duken të vogla nëse marrim parasysh rastet e përditshme në vende të tjera, si në vendin tonë, por për Kinën, e cila e kishte menaxhuar shumë mirë pandeminë që në fillim, shkaktojnë shqetësim të madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Guardian (@guardian)

Foshnjat janë të izoluara dhe të ndarë nga prindërit e tyre

Fotot dhe videot që tregojnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël që ndahen nga prindërit dhe vendosen në klinikat e izolimit në spitalet e qytetit, kanë shkaktuar reagime të forta dhe një protestë të madhe në opinionin publik botëror.

Në fakt, sipas fotove dhe raporteve të zbuluara, fëmijët shpesh janë të ngujuar në qendra izolimi dhe nuk kanë mbikëqyrje adekuate të të rriturve.

Prindërit dhe të afërmit e foshnjave dhe fëmijëve që mbahen larg familjeve të tyre shprehin kundërshtimin e tyre në rrjetet sociale. “Unë jam vetëm i trishtuar. Kjo është çnjerëzore,” shkroi një prind në një platformë popullore në vend.

Diplomatët nga gati 30 vende perëndimore janë shprehur të pakënaqur për masat e ashpra, ndërsa kanë dërguar edhe letra në Ministrinë përkatëse ku shprehin shqetësimet dhe kundërshtimet e tyre.

“Ne ju bëjmë thirrje që në asnjë rrethanë të mos i ndani fëmijët nga të rriturit”, shkruante më 31 mars konsullata franceze në Shangai në një letër dërguar në emër të vendeve të tjera një zyre lokale të Ministrisë së Jashtme kineze.

Nga ana e tyre, autoritetet e qytetit po mbrojnë qëndrimin e tyre, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të arritur uljen dhe kontrollin e shpërthimit të pandemisë dhe shpërthimit të rasteve me mutacionin O.

Jin Dong-yan, profesor i biomjekësisë në Universitetin e Hong Kongut, thotë se do të duhen javë që virusi të vihet nën kontroll. “Edhe nëse arrijnë zero raste, me një kosto shumë të lartë, një ‘aksident’ i vogël mund të shkaktojë një shpërthim edhe më të madh. Të jetosh dhe të bashkëjetosh me virusin është zgjidhja e vetme e mundshme”, i tha ai The Guardian.

Historitë e vërteta të njerëzve që përjetojnë masa

Një grua dhe tre fëmijët e saj janë në një klinikë izolimi Covid që nga 29 marsi. Burri i saj pretendon se duket se nuk ka asnjë plan dhe askush nuk merr përgjegjësi. “Ambjentet drejtohen nga vullnetarë dhe nuk ka asnjë përgjegjës. Pra nuk e dimë as se kur do të largohen, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk është testuar për koronavirus”.

Burri që emigroi në Shangai disa vite më parë tha se vitet e fundit ishte më mirë në qytet, pavarësisht shpërthimeve që ekzistonin në zona të tjera. Ai nuk e besonte se një gjë e tillë do të ndodhte në Shangai.

“Para O, kuptohej që dikush duhej të karantinohej nëse infektohej. Por tani shumica kanë simptoma të lehta. A nuk duhet që qeveria t’i përshtatë masat e saj me situatën e re?

Babai i një të reje vuante nga dhimbje të forta për shkak të tumorit në stomak. Nga data 17 mars ata iu lutën mjekëve të spitalit të cilët i kërkuan ta vizitonin, por ata nuk pranuan, pasi zona ku jeton familja ishte në status bllokimi, pasi kishte raste të shtuara.

“Ne kemi kërkuar që spitali të na pranojë shumë herë”, tha vajza e tij për The Guardian. “Babai im arriti në pikën që nga dhimbja donte të bënte vetëvrasje. Nuk e di se çfarë mund të bëjmë”.

Një përvojë të ngjashme kishte edhe një punëtor 39-vjeçar, i cili u plagos rëndë në sy dhe iu nënshtrua një operacioni . Ai zbarkoi në Shangai dhe qëndroi në një hotel karantine. Për një javë askush nga përgjegjësit nuk e kishte kontaktuar, derisa ai postoi një pyetje në platformën Weibo (diçka si Twitter) dhe kërkoi ndihmë. Autoritetet lokale e kontaktuan dhe iu dërgua ndihma. “Isha i shqetësuar se do të humbisja shikimin nëse do të prisja deri në fund të karantinës. Fatmirësisht operacioni u krye. Nuk duhet të jetë kaq e ndërlikuar, sidomos për rastet e rënda”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.