DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Nano – Meta, kokë më kokë, kush e ndërmjetësoi takimin e dy “të fortëve”

07:00 - 12.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

12 Prill  2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 Kokë më kokë, kush e ndërmjetësoi takimin e dy “të fortëve”

Nano – Meta

150 minuta mister

Për herë të parë pas disa muajsh, Kryetari i PS pret në zyrën e tij ish-kryeministrin Meta. Si dhe kush do të jetë President i ri i Republikës, Pakti politik, referendumi i anëtarësisë dhe takimi i afërt i Vjenës. Nano dhe Meta ka biseduar për 2 orë e 30 minuta pas presionit pozitiv të faktorit ndërkombëtar

Kryetari i PS ka zgjedhur Ilir Metën si njeriu i dytë që duhet të përfaqësojë PS në këtë takim, duke thënë se “Meta është një nga anëtarët e shquar të kryesisë”

 

Gjatë dy orë bisedimesh, Nano e Meta, pa dyshim duhet të kenë pasur kohën e mjaftueshme për të hedhur në tavolinë gjithë çështjet që kanë mbetur pezull

Takimi i ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët. Dy kundërshtarët do shkojnë bashkë në mbledhjen e Vjenës.

Nano – Meta dy orë kokë më kokë

Kreu i PS: Iliri, anëtari i shquar i Kryesisë

 Nano e Meta kanë zhvilluar dje një takim të gjatë kokë më kokë në përfundim të të cilit deklaruan se kanë vendosur të përfaqësojnë së bashku PS në konferencën e “Miqve të Shqipërisë” në Vjenë. Pas bisedimeve që zgjatën më shumë se dy orë, Nano, ka deklaruar para shtypit se “Meta është një anëtar i shquar i kryesisë së PS”. Në përfundim të takimit të djeshëm që u ndërmjetësua nga faktori ndërkombëtar, dy kundërshtarët u rrekën të konfirmojnë se e kanë lënë pas lumin e akuzave reciproke.

Anëtarët e Komitetit drejtues të Tiranës, të cilët po dilnin nga një mbledhje rutinë e tyre kanë shtangur nga habia kur rreth orës 18.00 kanë parë Metën të hyjë në zyrën e Nanos.

Gjatë dy orë bisedimesh, Nano e Meta, pa dyshim duhet të kenë pasur kohën e mjaftueshme për të hedhur në tavolinë gjithë çështjet që kanë mbetur pezull dhe shumë prej motiveve për të cilat janë grindur publikisht për disa muaj me radhë, grindje që rrezikojnë ndarjen e PS. E vetmja gjë që kanë konfirmuar pas takimit, është synimi për të punuar së bashku. Në këtë linjë është dhe vendimi që në fillim të javës që vjen, kryetari i PS dhe ish – kryeministri do të përfaqësojnë socialistët në këtë takim ku do të kenë edhe partitë e tjera shqiptare. Kryetari i PS ka zgjedhur Ilir Metën si njeriu i dytë që duhet të përfaqësojë PS në këtë takim, duke thënë se “Meta është një nga anëtarët e shquar të kryesisë së PS dhe me të gjitha atributet e përfaqësimit që ka gëzuar vitet e fundit dhe kredibilitetin që pavarësisht nga debati nuk i është cënuar”. Konstatim ky tërësisht i ndryshëm nga ato të bëra në fund të vitit 2001 dhe fillimin e këtij viti. Vetë Meta i pyetur se pse duhet të ishte ai në këtë takim tha se “edhe unë jam anëtar i PS dhe ju siguroj se zoti Ruçi do të përfaqësonte denjësisht socialistët dhe jam i sigurt se zoti Ruçi nuk bëhet “xheloz”. Ish – kryeministri e pranoi ftesën që iu bë dhe Nano pas takimit tha se “diskutuam në lidhje me përcaktimin e vlerësimeve të njëjta me ato angazhime politike dhe institucionale që ne kemi marrë si parti”. Nano i pyetur nëse kriza në PS kishte qenë e vërtetë tha, se krizat janë të vërteta, por jo vdekjeprurëse dhe se do të eliminohen pasojat e saj. Pas takimit me Metën, Nano është pyetur edhe në lidhje me marrëdhëniet e tij me lëvizjen për katarsis në PS, si dhe për faktin se Sekretari Organizativ, Petro Koçi, e ka ftuar atë që të bëhet pjesë e kësaj lëvizje të nisur në PS. Nano u përgjigj shkurt duke thënë se “unë jam kryetari i PS dhe nuk përjashtohem apo përfshihem nga askush”.

Çfarë thanë Nano dhe Meta

Meta: Nano më ftoi për të qenë së bashku përfaqësues të PS në konferencën e grupit të miqve të Shqipërisë në fillim të javës që vjen në Vjenë.

Meta: Diskutuam reformën për t’i dhënë një impuls të ri arritjeve kundër disa fenomeneve negative si trafiqet, korrupsioni, për t’i bërë jehonë edhe më të gjerë marrëveshjes së kryesisë së PS që u mbështet edhe nga KPD.

Nano: Meta është një nga anëtarët e shquar të kryesisë së PS dhe me të gjitha atributet e përfaqësimit që ka gëzuar vitet e fundit dhe kredibilitetin që pavarësisht nga debati nuk i është cënuar.

Nano: Unë dhe Meta në Vjenë do të paraqesim qëndrimet parimore duke menduar që të mos krijojmë as brenda maxhorancës dhe as në raport me institucionet kriza artificiale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.