Kosova

Çfarë ndodhi gjatë natës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë? Sulmohet me armë një patrullë e policisë kufitare

08:25 - 15.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës njoftoi se të enjten në afërsi të fshatit Bube, Komuna e Zubin Potokut, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.




Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i tha medias kosovare se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund t’ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë Kelani.

Më herët në media u raportua se objektivi i sulmeve kishte qenë një patrullë e policisë kufitare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.