Kosova

“Këto janë akte burracake”/ Vjen reagimi i Ilir Metës për sulmet ndaj policisë në Kosovë

18:50 - 15.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sulmeve të ndodhura në Veriun e Kosovës, ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.




Meta kërkon që kjo ngjarje të zbardhet nga organet ligjzbatuese dhe u bën thirrje palëve të shmangin çdo provokim apo përshkallëzim të tensioneve, të cilat minojnë sigurinë e Kosovës.

Reagimi i presidentit Ilir Meta

Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.

Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.