Kosova

Kosovari denoncon veten në Polici: Kam ushtruar dhunë me jastëk ndaj gruas. Kjo e fundit dhe nëna e tij e mohojnë

13:43 - 19.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e paprecedentë, por njëkohësisht edhe e çuditshme është regjistruar në Prishtinë, konkretisht në rrugën “C”. Mësohet se një burrë, ka denoncuar veten në polici pasi sipas tij ka ushtruar dhunë ndaj gruas.




Deri këtu gjithçka është në rregull, por më e çuditshmja është dëshmia e gruas e cila burri thotë se e ka dhunuar. Në deklaratën e saj para policisë, gruaja ka mohuar të jetë dhunuar nga bashkëshorti, ndonëse ky i fundit thotë të kundërtën.

Mësohet se para policisë, gruaja ka deklaruar se me burrin ka pasur vetëm zënkë me fjalë, ndërsa mohon që burri ta ketë rrahur. Të njëjtën gjë ka thënë edhe vjehrra e gruas, pra nëna e burrit që denoncoi veten. Edhe vjehrra është shprehur në dëshminë e saj se nusja dhe djali kanë pasur konflikt verbal me njëri-tjetrin, por jo dhunë mes tyre.

Ndonëse nusja mohon të jetë dhunuar nga burri, ky iu fundit ka denoncuar veten duke thënë në dëshminë e tij se ka nisur vetë zënkën dhe më pas e ka goditur me jastëkë duke e dhunuar. Pas marrjes së deklaratave të të gjitha palëve, burri është mbajtur për 48 orë në paraburgim, teksa akuzohet për “dhunë në familje”, ndonëse sipas gruas nuk e ka rrahur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.