LSA ka shpërndarë një mori fotosh nga momenti, kur Sali Berisha shtyn Enkelejd Alibeajn dhe e sposton nga foltorja e Kuvendit. Në foto duket se “grindja” u konsumua para syrit të socialistëve, që pak më tej ndiqnin me kërshëri sherrin mes demokratëve.
Duke e shfrytëzuar më së miri situatën e krijuar, socialistët ndërprenë seancën dhe i dolën në mbrojtje Enkelejd Alibeajt, megjithëse ky u duk i bezdisur nga avokatia që po i bënin kundërshtarët politikë. Shikoni më poshtë, nëpërmjet fotove momentin delikat të përplasjes mes demokratëve.
Shfaq Komentet (0)