Kryesore

Sherr në Komisionin Parlamentar, Ina Zhupa përplas tavolinën dhe i heq mikrofonin ministres. Ndërhyn Garda!

12:50 - 26.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr ka ndodhur në Komisionin Parlamentar të Edukimit, ku ishte duke raportuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti për dhënien me koncesion të Butrintit. Deputetja mori fjalën për procedure, por ligjvënësit socialistë kërkuan që ti ndalohej fjala.




Sipas Ina Zhupës, Marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10 vjeçar është sekret. Sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall, por është pasuri Kombëtare

DEBATI NË KOMISION:

Ina Zhupa: Nuk mund të vazhdohet, ajo nuk flet

Elva Margariti: Butrinti nuk është personal, nuk është i imi.

(Zhupa ngrihet në këmbë dhe i merr mikrofonin)

Petro Koçi: A ka mundësi ta mbash vetëveten, s’je ti komandatja.

Elva Margariti: Ju falenderoj për vizitën tuaj në Butrint, se iu është dashur të rikujtoni se keni një Butrint. Do ta dëgjosh deri në fund

Petro Koci: Punonjësit e gardës të mos e lejojnë..

Ina Zhupa: T’ju vijë turp, pse është marrëveshja sekrete.

Elva Margariti: Anti turpi këtu je ti,  je fytyra e turpit në këtë komision, antifemër

Ina Zhupa: Turp, turp, turp, të të vijë zor nga vetja që ulesh aty.

Elva Margariti: Fondacioni i posaçëm do të kontribuojë në arkën e shtetit, hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Ina Zhupa: Përgjigju, pse është marrëveshja sekrete.

Elva Margariti: Marrëveshja e administrimit do të sigurojë.

Ina Zhupa: Pse është, përgjigju, pse është sekrete marrëveshja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.