Kryesore

COVID-19, Zvicra heq të gjitha masat kufizuese për shqiptarët. Veprimet e shteteve të tjera

19:55 - 28.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i mirë vjen këtë të enjte për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë për në Zvicër, pasi të gjitha masat shtrënguese me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë hequr.




Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se vendimi për heqjen e masave hyn në fuqi ga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.

Njoftimi i MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.

Për informacione më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ

Italia lehtëson masat anti-COVID

Më 1 mars, edhe Italia vendosi të lehtësonte masat kundër koronavirusit. Për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar, për të udhëtuar drejt shtetit fqinjë duhet të paraqesin test PCR negatiV ose certifikatë rikuperimi nga koronavirusi.

“Duke filluar nga data 1 mars 2022, të gjithë personat që duan të futen në Itali, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës.

Vaksinat e njohura nga shteti Italiane janë: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson. Për personat që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19. Formulari Online është i detyrueshëm në çdo rast”, njoftoi TIA.

 Danimarka hoqi të gjitha kufizimet e Covid më 1 shkurt

Danimarka hoqi më 1 shkurt të gjitha masat kufizuese kundër Covid-19, pasi shtrimet dhe vdekjet nga Omicron ishin të qëndrueshme dhe shkalla e vaksinimit ishte e lartë.

Njoftimi u lëshua pasi nënvarianti i ri i Omicron, BA.2, po fitonte teren në Danimarkë dhe po rrit infeksionet, me 46 mijë raste të reja të regjistruara të mërkurën.

“Kemi një lajm tepër të mirë, tani mund të heqim kufizimet e fundit të koronavirusit në Danimarkë. Javët e fundit kemi parë shkallë shumë të larta të infeksionit, në fakt më të lartat në të gjithë pandeminë. Prandaj, mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne tani jemi gati të heqim dorë nga kufizimet. Por nga ana tjetër kemi një shkallë të lartë vaksinimi, dhe ky është një hap i sigurt”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në një konferencë për shtyp.

Më herët, rreth 82 për qind e popullsisë së Danimarkës të moshës 12 vjeç e lart është plotësisht e vaksinuar me dy doza, nga të cilat 50 për qind me një dozë të tretë, sipas Autoritetit Danez të Shëndetit dhe Barnave.

Bota arrin shifrën e 500,000 vdekjeve

Teksa gjysmë milion njerëz në botë kanë humbur jetën nga Covid-19 që kur u zbulua për herë të parë në nëntor varianti Omicron i koronavirusit, këshilltari kryesor për mjekësinë i Presidentit Biden thotë se Shtetet e Bashkuara po dalin nga “faza kritike e pandemisë” së koronavirusit.

Me anë të një artikulli, Ëashington Post theksoi se kjo është një statistikë tepër sensibilizuese – si dhe një kujtesë për fatalitetet e vazhdueshme nga Covid, edhe pse numri i rasteve ka filluar të zvogëlohet në pothuajse çdo shtet të SHBA.

Rreth 100,000 humbje jete nga kjo shifër totale e fataliteteve që kur Omicron u shpall një “variant shqetësues” i përkasin Shteteve të Bashkuara, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Menaxheri i incidenteve të OBSH-së, Abdi Mahamud, tha në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh në internet se numri i të vdekurve është “tragjik” duke pasur parasysh disponueshmërinë e “vaksinave efektive”. Ai tha se ka pasur 130 milionë raste të raportuara të koronavirusit në mbarë botën që nga fillimi i Omicron.

Anthony S. Fauci tha për Financial Times se vendimet për kufizimet në lidhje me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara do të merren gjithnjë e më shumë në nivel lokal, “pasi të përfundojë faza kritike e pandemisë së Covid-19, nga e cila sigurisht po largohemi.”

“Do të ketë gjithashtu më shumë njerëz që marrin vendimet e veta për mënyrën se si duan të përballen me virusin,” tha ai për gazetën.

Në Shtetet e Bashkuara, rastet me Covid ranë me 44 për qind në javën e kaluar krahasuar me shtatë ditët e mëparshme, sipas Ëashington Post. Gjithashtu, edhe shtrimet në spital si rezultat i Covid-19 pësuan rënie gjatë së njëjtës periudhë.

Megjithatë, mesatarja shtatëditore e vdekjeve gjatë përhapjes së Omicron ka arritur në 2,600 ditët e fundit, niveli më i lartë për SHBA në një vit.

Në rang global, fatalitetet nga koronavirusi u rritën për të pestën javë radhazi, me 68,000 humbje jete të raportuara javën e kaluar, që përbëjnë një rritje prej 7 për qind nga java e mëparshme.

Javën e kaluar, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë shtypi se vdekjet nga Covid po rriten në shumë pjesë të botës. Ai paralajmëroi se do të ishte “e parakohshme për secilin vend që të dorëzohet ose që të shpallë fitoren” kundër koronavirusit.

“Ne jemi të shqetësuar për narrativën që po përhapet në disa vende se, për shkak të vaksinave, të transmetueshmërisë së lartë të Omicron dhe të pasojave të tij më të lehta shëndetësore, parandalimi i transmetimit nuk është më as i mundur dhe as i nevojshëm” – tha ai. “Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës se kjo”, shkruante prestigjozja amerikane.

OBSH: Rastet e reja dhe vdekjet nga Covid vazhdojnë të bien globalisht

Numri i rasteve të reja me koronavirus të raportuar globalisht ra me 16 për qind javën e kaluar, duke shënuar një rënie mujore të infeksioneve me Covid-19, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka raportuar NBC Neës në fillim të marsit.

Numri i rasteve të reja me koronavirus të raportuara në nivel global kanë rënë me 16 për qind javën e kaluar, duke shënuar një rënie mujore të infeksioneve me Covid-19, sipas shifrave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në raportin e saj javor mbi pandeminë, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha gjithashtu se edhe vdekjet ranë me 10 për qind, duke vijuar rënien e javës pararendëse.

OBSH tha se u regjistruan më shumë se 10 milionë raste të reja dhe rreth 60 mijë vdekje në mbarë botën.

OBSH tha se varianti Omicron mbetet dominues në mbarë botën bazuar në të dhënat e aksesueshme të publikuara në botë, ku më shumë se 99.5 për qind ishin Omicron dhe vetëm 0.3 për qind ishin Delta. Në muajin e fundit, asnjë nga variantet e tjera, duke përfshirë beta, gama, lambda ose mu – nuk është raportuar, megjithëse OBSH tha se kishte sfida të mbikëqyrjes në shumë vende.

Vende të shumta në të gjithë Europën, përfshirë Britaninë, Suedinë dhe Danimarkën, kanë lehtësuar pothuajse të gjitha kufizimet e tyre anti-Covid-19 pasi rastet kanë rënë në mënyrë dramatike ndërsa fushatat e imunizimit kanë ecur më tej.

Në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e shëndetësisë kanë vlerësuar se rreth 73 për qind e popullsisë tani është imun ndaj Omicron.

Pavarësisht rënies së rasteve të reja, OBSH ka theksuar vazhdimisht se është shamë herët për të shpallur fundin e pandemisë dhe ka paralajmëruar se nëse koronavirusi lejohet të përhapet më tej, ai do të ketë shanse për të zhvilluar mutacione të reja potencialisht më vdekjeprurës ose më të transmetueshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.