LAJMI I FUNDIT

“Lider e promotor i zhvillimeve demokratike shqiptare”/ Tritan Shehu flet për miqësinë me Berishën që kur punonin si mjekë!

22:25 - 01.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar deputeti Tritan Shehu, i cili ndër të tjera foli edhe për jetën e tij profesionale. Tritan Shehu, me profesion mjek, tha se kalimi në politikë ndodhi pa e kuptuar, “Ishte dëshira për demokraci dhe liri”.




Ai rrëfeu momentin kur u bë pjesë e lëvizjes studentore në vitin ‘90, duke theksuar se atëherë nuk e mendonte se do t’i dedikohej politikës në mënyrë të përhershme. Deputeti kujtoi se asokohe të gjithë mendonin se me ndërrimin e sistemit Shqipëria do të ndryshonte brenda 2 deri në 3 vitesh, pa e ditur rrugën e gjatë nëpër të cilën vendi ynë do të kalonte.

Gjatë bisedës teksa në studio u shfaq një fotografi me Sali Berishën, ai tha se me ish-kryeministrin ka qenë mik që në kohën kur të dy punonin si mjekë. Ndërkohë për Berishën si politikan tha, “Lider.

Është promotori i zhvillimeve demokratike shqiptare, është dinamik, ka hapësirën e mendimit, ka vizionin afatgjatë”, ndërsa kur Shehu u pyet për Lulzim Bashën zgjodhi vetëm t’i urojë punë të mbarë në rolin e deputetit pa komentuar konkretisht se si e ka parë rrugëtimin e tij në politikë.

Gjatë rrëfimit për jetën profesionale ishin të shumta fotografitë nga takimet që Shehu ka realizuar me personalitete të rëndësishëm të vendit, por edhe botërorë. Një prej tyre ishte edhe fotografia me Papa Françeskun, e cila ishte realizuar kur ai erdhi në Tiranë.

“Është shumë njerëzor. Transmeton mirësi dhe besim. Është i jashtëzakonshëm”, ishin këto fjalët me të cilat Tritani zgjodhi të përshkruajë takimin e tij me Papën. (BW)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.