Kosova

Me përjashtimin e Rusisë rruga e Kosovës për anëtarësim në Këshllin e Evropës është më e lehtë, vjen përgjigja gjermane

14:10 - 04.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.




Deputeti gjerman Knut Abraham i ka bërë një pyetje Qeverisë së Gjermanisë nëse do ta mbështeste aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

E në përgjigje, Qeveria e Gjermanisë ka thënë se e mbështet anëtarësimin e Kosovës.

“Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.

Rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është lehtësuar, pas përjashtimit të Rusisë nga ky institucion.

Nga Qeveria e Kosovës është bërë e ditur se planifikohet që së shpejti të aplikohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.