LAJMI I FUNDIT

“Në gatishmëri!”/ Gara për kreun PD-së, Berisha dorëzon kalendarin, rivali i tij pa agjendë takimesh! Rithemelimi: Komisioni ka për detyrë…

15:27 - 12.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kalendari i takimeve të kandidatëve për Kryetar të Partisë Demokratike është diskutuar në mbledhjen e radhës së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.




Më pas, Komisioni bëri me dije se Sali Berisha ka dorëzuar pranë Komisionit kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim.

Nga ana tjetër, Ibsen Elezi, nuk ka dorëzuar ende asnjë kërkesë për takime në degë.

“Bazuar në Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, pikat 3, 5, 7 dhe 9, kandidatët janë ftuar të dërgojnë pranë Komisionit një draft Kalendar.

Komisioni ka për detyrë që menjëherë pas marrjes së kërkesës nga kandidatët apo përfaqësuesit e tyre të kontaktojë me degët përkatëse dhe të sigurojë njoftimin e anëtarësisë për çdo takim.

Komisioni ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar çdo kandidati:

–         Listën dixhitale të anëtarësisë;

–         Ambjente pune dhe infrastrukturën e nevojshme elektorale si në Selinë Qëndrore ashtu edhe në selitë e degëve;

–         Listën e kontakteve të drejtuesve në cdo degë të PD;

–         Akses të plotë në zyrën e shtypit të PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale bën me dije që Komisioni mblidhet çdo ditë në orën 10.30.

Ai qëndron në gadishmëri për t’u mbledhur në çdo moment të ditës sa herë që ka nevojë për një vendimmarrje për të akomoduar çdo kërkesë të secilit kandidat, vendim që i është bërë më dije përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar.

Njëkohësisht, Komisioni i kërkon kandidatëve që të respektojnë deklaratën e firmosur nga ana e tyre për ruajtjen e normave të komunikimit etik politik, fokusimin në fushatë pozitive duke u përqëndruar tek platformat dhe alternativat politike si dhe mos përfshirjen në retorikë negative.

Komisioni është i angazhuar e do të vijojë punën me përkushtim për të garantuar garë të barabartë, proçedura transarente në mënyrë që demokratët të zgjedhin me votë të lirë, të fshehtë, të barabartë e të drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.