LAJMI I FUNDIT

Kryebashkiaku i Cërrikut u shfaq duke vendosur lule në një përkujtimore partizane/ Shpërthen Alibeaj: Shqipëria ka nevojë për dekomunistizim!

22:49 - 15.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se duhet të kalohet sa më shpejt te dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare. Ai merr shkas në këtë kërkesë, nga një ngjarje të ndodhur të shtunën, ku kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla, shfaqet duke vendosur kurora me lule në një monument përkujtimor të partizanëve të rënë në luftë. Alibeaj thotë në postimin e tij se ajo provokimet sistematike të nostalgjike të komunizmit po i vardisen brezit të ri dhe nxënësve në shkolla.




Postimi i Enkelejd Alibeaj:

Pak muaj me parë, një deputet i Partisë Socialiste i thurte hosana figurës së diktatorit komunist Hoxha. Provokim i hapur i pinjollëve të komunizmit ndaj viktimave dhe një populli të tërë, ndaj plagëve të pambyllura të persekucionit, vrasjeve pa gjyq, burgosjeve e internimeve, shtypjes së fjalës së lirë. Asnjë fjalë pendese, as sa për sy e faqje, nga pushteti. Thjesht lënie në harresë. Në fakt ashtu siç ka ndodhur për këto 30 vjet. Nuk ka dhimbje më të madhe sesa kur ndjen, që në vendin, e ndaj popullit, më të vuajtur nga diktatura komuniste, pendesa mungon, falja refuzohet dhe harresa promovohet. Simptomat më energjike këto që mentaliteti diktatorial të ruhet ende i patrazuar. E sikur hipokrizia e tranzicionit postkomunist të mos mjaftonte, provokimet sistematike të nostalgjikëve të komunizmit po iu vardisen edhe brezit të ri, nxënësve në shkolla, sic ndodhi dje në Cerrik ! Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, i sinqertë, real, i plotë dhe i ndjerë është ajo çka ka nevojë ky vend sot! Mund dhe duhet ta bëjmë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.