AKTUALITET

FOTO/ Aksidenti i radhës! Një tjetër autobus përplaset në Tiranë, këtë herë “merr para” koshin e mbeturinave

10:31 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksidenti me autobusët e linjave urbane vijon të jetë një shqetësim. Sot është raportuar se një tjetër autobus është përfshirë në aksident në kryeqytet. Autobusi i linjës Kinostudio-Kombinat është përplasur në afërsi të zonës së Misto Mame.




Raportohet se urbani është aksidentuar me një kosh mbeturinash. Nga fotot nga vendngjarja shihet që mjetit të transportit publik i janë thyer xhamat e dyerve.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet lidhur me këtë aksident.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.