AKTUALITET

(VIDEO) Autobusi me turistë ngec në “rrjetën” e kabllove elektrike në Lezhë, udhëtarëve i rrezikohet jeta!

12:57 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Rrjetat” merimangë në rrugët e Lezhës nga kabllot e internetit, kabllorit dhe ato elektrike u dhuroi një situatë të pakëndshme vizitorëve që udhëtonin me një autobus.




Lartësia e ulët e këtyre kabllove bllokoi lëvizjen e autobusit, pasi mori para një prej tyre duke dëmtuar edhe shtyllën e ndriçimit.

Udhëtarët nxituan për të zbritur menjëherë edhe nga frika dhe kontakti i mjetit me energjinë elektrike.

Kabllot e kompanive të ndryshme të varura në çdo zonë të Lezhës, janë një problem i vjetër në këtë qytetit që nuk po gjen zgjidhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.