LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Veliaj në Nju Jork: Krenar që një rrugë merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

12:04 - 16.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rrugë në Nju Jork do të mbajë emrin e heroit të popullit shqiptar, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Në aktivitetin e organizuar me rastin e ceremonisë së vendosjes së emrit të rrugës së heroit shqiptar në Nju Jork ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.




“Një ditë e mrekullueshme dje në Nju Jork , me komunitetin fantastik shqiptar atje, për të përuruar rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, së bashku me kryebashkiakun Eric Adams.

Jam kaq i lumtur që, Fan Noli, i cili shkroi Historinë e Skëndërbeut dhe Skëndërbeu, që bëri historinë e lavdishme të kombit shqiptar, janë bashkë në rrugët e Nju Jorkut. Krenar!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.