Kryesore

Dy vjet nga shembja e Teatrit Kombëtar/ Meta flet për tradhëti nga lidershipi opozitar!

09:26 - 17.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Meta ka publikuar edhe një herë filmimet e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dy vite më parë, duke kujtuar protestat qytetare kundër atij që e quan “akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës për shkeljet ligjore dhe kushtetuese”.




Por ajo që vihet re në reagimin e Metës është shigjetimi ndaj opozitës së kohës, që sipas tij tradhtoi pabesisht “artistët jonkonformistë, gazetarët e pavarur, intelektualët dhe qytetarët e shumtë”.

Postimi i plotë

Si sot, dy vite më parë, nëpërmjet një akti kriminal në mes të errësirës dhe në kulmin e pandemisë, u shemb barbarisht në zemër të kryeqytetit, godina historike e Teatrit Kombëtar.

Mirënjohje për të gjithë artistët jonkonformistë, gazetarët e pavarur, intelektualët dhe qytetarët e shumtë, të cilët edhe pse të tradhëtuar pabesisht nga lidershipi opozitar, u shndërruan në simbole frymëzuese të rezistencës ndaj arbitraritetit, korrupsionit dhe dhunës shtetërore, duke zgjuar ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.

Akti kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare ku vendi aderon, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet, tregon se sa e pavarur është drejtësia shqiptare që për dy vite jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes barbare të Teatrit Kombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.