![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Roma bën histori në stadiumin Air Albania të Tiranës teksa fiton edicionin e parë në historinë e Ligës së Konferencës.
Italianët u treguan më cinikë në 90-minutat e Air Albania-s teksa shfrytëzuan një gol të Nikolo Zaniolos në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së Panairëve në vitin 1961.
Më momentin që gjyqtari sinjalizoi fundin e sfidës, një festë elektrizuese shpërtheu në “Air Albania”, ku tifozët italianë së bashku me lojtarët, festuan këtë moment historik. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë video emocionuese nga festa e futbollistëve të Romës me tifozët.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)