Ka nisur mbledhja e grupit Parlamentar të PD-së e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.
Në këtë mbledhje priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit të Republikës. Më poshtë emrat e deputetëve që marrin pjesë:
1 Emilja Koliqi
2 Flamur Hoxha
3 Kreshnik Çollaku
4 Kastriot Piroli
5 Saimir Korreshi
6 Merita Bakiu
7 Eralda Bano
8 Seladin Jakupllari
9 Jorida Tabaku
10 Lefter Gështenja
11 Zheni Gjergji
12 Ferdinant Xhaferri
13 Arbi Galliu
14 Andia Ulliri
15 Gazment Bardhi
16 Dhurata Çupi
17 Enkeled Alibeaj
18 Bledjon Nallbati
Ditën e sotme, në orën 10:30 Enkelejd Alibeaj ka thirrur në mbledhje grupin parlamentar të PD. Në mbledhje mund të diskutohet për emrin e ri të presidentit dhe për situatën brenda Partisë Demokratike. Së fundmi, Rithemelimi zhvilloi zgjedhje për kreun e ri të PD dhe fitoren e mori Sali Berisha, i cili kishte përballë në garë vetëm Ibsen Elezin.
Sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri, është djegur raundi i parë dhe i dytë pasi palët nuk arrijnë në konsensus. Kur opozitës i ka mbetur edhe një raund si mundësi për të propozuar një kandidat për kreun e shtetit, Enkelejd Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.
Por socialisti Taulant Balla e sfidoi sërish duke i kërkuar emër për presidentin. Fatmir Mediu insistoi që opozita të mos çojë dëm mundësinë e fundit, por të dalë me vetëm një kandidat të përbashkët, pa patur nevojë për mbështetjen e socialistëve. Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj.
Berisha në seli gjatë mbledhjes së Alibeajt: Autoritetin ia jep Edi Rama, s’ka tjetër!
Kreu i PD-së, Sali Berisha shkoi në selinë blu gjatë kohës që aty ishte Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e thirrur prej tij për raundin e tretë për presidentin. Berisha e quajti mbledhjen e 20 deputetëve një farsë që ndodh në sintoni me Edi Ramën.
“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama, Aliubeaj nuk ka asnjë autoritet tjetër nga PD. Sot është sintonizimi i një farse të shpifur e zgjedhjes së presidentit të Republikës, nga Edi Rama me kaush opozitën” u shpreh Berisha.
Ndërkohë, duke iu referuar përpjekjeve të një dite më parë për të nxitur votimin e emigrantëve, Berisha sulmoi propozimin e Ramës për një zonë të veçantë elektorale për ta.
“Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe idenë e Edi Ramës për ta quajtur zonë te vecantë elektorale, të mos luajë me shqiptarët qe janë në katër anët e botës. Ata do të votojnë per kandidatët e tyre në vendet e origjines. Çdo përpjekje qe shpreh permes veglës Alibeaj, është përpjekje antidemokratike, antishqiptare. Fyerje e madhe që iu bëhet emigrantëve. Do haset me rezistencë” tha Berisha.