Është dënuar me 10 vjet burg shqiptari i cili rezulton i përfshirë në vrasjen e një bashkatdhetari të tij. Më 3 qershor 2021, pati një shkëmbim zjarri pranë një kryqëzimi në Hanover.
Nga plumbat mbeti i vrarë shoferi i një makine tip ‘Porsche’, Armin N. 30 vjeç. Për këtë vepër është akuzuar shqiptari nga Kosova Rinor Z. 33-vjeç.
Ky i fundit doli në gjyq për vrasje nga pakujdesia dhe tentativë për vrasje dhe vijoi seancat që nga nëntori i vitit të kaluar.
Gjyqi përfundoi të mërkurën dhe vendimi ishte që Rinor Z. duhet të dënohet me dhjetë vjet në burg. I akuzuar ka pranuar krimin para gjykatës dhe kjo ka qenë një lehtësim për të.
Edhe para vendimit, Rinor Z. kërkoi falje duke u shprehur:
“Ajo që ndodhi është dënimi më i lartë i jetës sime. Dhe do të doja ta zhbëja”.
Edhe pse gjykata mori një vendim të sajin, Prokurori i çështjes kishte kërkuar 7 vite heqje lirie, ndërsa avokatët po punojnë për të apeluar dënimin.
Por si ndodhi krimi i rëndë në mes të Hannoverit:
Ishte e enjte, data 3 qershor i vitit 2021, rreth orës 13:30, kur në kryqëzimin e Weidendamm dhe Arndtstraße në Nordstadt. Armin N. dhe kunati i tij Nedzib “Nasko” M. udhëtonin me një mjet tip ‘Porsche Cayenne’, e zezë.
Përballë tyre del Rinor Z. me një ‘Mercedes S-Class’ të bardhë, teksa ndalet në një semafor të kuq.
Nasko M. del në këmbë nga ‘Porsche’, i armatosur dhe godet xhamin e përparmë të ‘Mercedesit’, me sa duket për të detyruar Rinor Z. të dalë jashtë makinës.
Menjëherë pas kësaj, janë regjistruar disa të shtëna. Predha e parë e gjuajtur nga Rinor Z. nuk e kap Nasko M. Në fraksion sekonde, Rinor Z. qëllon sërish dhe pas një lufte me armë, një plumb kap drejtuesin e ‘Porsche’, Armin N dhe e lë të vdekur në vend.
Pas krimit, Rinor Z. pretendon se e hodhi armën me të cilën kreu vrasjen në një ndërtesë të re dhe u arratis, ndërsa rezulton i zhdukur deri më sot.
Rinor Z. dhe Nasko M. thuhet se kanë pasur mosmarrëveshje në të kaluarën derisa konflikti u përshkallëzua në verën e vitit 2021.