Kryesore

Prag-ndeshja ndaj Islandës/ Seferi dhe Çekiçi dalin në konferencë: Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë më të lehtë grupin!

13:05 - 28.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të ndeshjes së Shqipërisë më 6 qershor në orën 20:45 ndaj Islandës në transfertë, e cila është e vlefshme për sfidat e Ligës së Kombeve, në konferencën për shtyp është shfaqur mesfushori Endri Çekiçi dhe sulmuesi Taulant Saferi, të cilët kanë folur për këtë duel të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare.




Përjashtimi i Rusisë nga UEFA i ka dhënë Shqipërisë një bonus të rëndësishëm, me kuqezinjtë që tashmë edhe në letër i kanë shanset të sigurojnë vendin e parë në grup, ku bëjnë pjesë së bashku me Islandën dhe Izraelin, tre përfaqësuese me një nivel të njëjtë, për këtë është i bindur edhe Endri Çekiçi.

Aventura te Koniaspor – Që në momentin që jam transferuar te Koniaspor, ndihma e Cikalleshit dhe e Bytyqit ishte shumë e madhe. Që në fillim kemi parë që do të kemi një sezon të suksesshëm. Ashtu rezultoi dolëm në vendin e tretë edhe pse donim të dytin.

Statistikat personale – “Shifrat kanë qenë pothuajse njësoj si te Olimpija, por kampionati turk është më i fortë si nga ana fizike dhe nga kualiteti i lojtarëve duke parë emrat që aktivizohen aty. Në aspektin fizik jam përmirësuar shumë që nga transferimi im në Turqi. U bënë dy sezone edhe këtë e kam shfaqur këtë edhe në fushën e lojës.”

Kombëtarja – Për Kombëtaren, unë gjithmonë kam qenë gati. Është trajneri ai që vendosë se cili do të luajë. Në momentin që je në fushë duhet të japim 100%.”

Fitorja para dy vitesh me Islandën? – “Atë fitore duhet ta lëmë prapa. Kanë kaluar dy vite nga ai sukses. Ne jemi ekip tjetër dhe ata po ashtu, është një ndeshje e re dhe duhet të futemi nga minuta e parë të fokusuar dhe të harrojmë atë që ka kaluar.”

Vendi i parë në grup – “Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë më të lehtë grupin. Kemi dy kundërshtar që jemi në të njëjtin nivel. Kemi lojtarë të mirë të rinj që po bëjnë ndeshje të mira me klubet e tyre dhe kemi besim. Nëse ne dalim të parët në grup na jep edhe një mundësi që na kualifikon për në Europianin e radhës. Vendi i parë duhet të jetë qëllimi ynë kryesor.”

Presioni – Jam mësuar me presionin, çdo javë kam presion.”

Bare dhe Laçi – “Bare dhe Laçi janë dy lojtarë të rëndësishëm dhe me shumë kualitete, por në këto momente besoj edhe lojtarët që janë tani si Gjasula, Asllani, unë dhe Bajrami do të japim maksimumin.”

Pika e fortë e Shqipërisë – “Grupi dhe harmonia në grup do të jetë pika jonë më e fortë.”

Tifozët – “Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur dhe jam i sigurt që me Izraelin do ta mbushin stadiumin si gjithmonë.”, përfundoi Endri Çekiçi.

Taulant Seferi, “bomberi” i Tiranës, heq fanellën bardheblu, me të cilën u shpall kampion, për të veshur atë kuqezi, fanellën e Kombëtares, për të kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për momentin, të jap maksimumin pasi ky grup i ka mundësi të sigurojë vendin e parë në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja dhe synimi – “Në ndeshjet në mars Kombëtarja ka bërë shumë mirë. Synojmë vendin e parë në grup. Kemi një grup të fortë lojtarësh dhe jam besimplotë që do t’ia dalim.”

Titulli kampion me Tiranën – “Jam shumë i lumtur që u shpallëm kampionë, festa mbaroi atë ditë.”

Fokusi dhe konkurrenca – “Jam i fokusuar vetëm te Kombëtarja. Konkurrenca është e fortë, por unë kam ardhur këtu për të bërë maksimumin, trajneri vendos. Do të më pëlqente të fitoja besimin e trajnerit, nëse ai më jep minuta do të jem shumë i lumtur.”

Ndeshja ndaj Islandës – “Islanda duhet vlerësuar dhe ne do të shkojmë për të marrë fitoren.”

Merkato – “Është herët për të folur jam vetëm i fokusuar te Kombëtarja, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë pas ndeshjeve me Shqipërinë.”

Sezoni – “Kam bërë një sezon shumë të mirë, isha golashënues, kam dalë dhe kampion. Kam për të dhënë edhe më shumë, sepse më parë kam pasur dhe problemin e dëmtimeve, tani e kam marrë veten dhe do të bëj edhe më shumë.”

Sulmuesit e Kombëtares – “Sulmuesit që ka marrë trajneri janë më të mirët. Me çdo lojtar që do kem në ndeshje do të ndihem mirë sepse jemi të gjithë profesionistë.”, përfundoi Taulant Seferi. (panoramasport)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.