DOSSIER

“E kanë mbivlerësuar autoritetin tim te kosovarët, vinte Thoma Murzaku kur isha në fakultet, e thoshte; tani do na flasë…”/ Përgjimet ndaj Myrteza Bajraktarit te “Arbëria”

08:11 - 01.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë për në Turqi dhe, si rezultat u emërua mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.




Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”.

Dalja nga burgu e lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

Dokumenti sekret i hartuar nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tiranës, ku është zbardhur biseda që është regjistruar me T.O. (teknikë operative, përgjues), në ambientet e restorant “Arbëria” në Tiranë, ndërmjet Myrteza Bajraktarit dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Ylli”

Ministria e Punëve të Brendshme                                                            Sekret

Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë                                          Ekzemplar i vetëm

Nr. 8 

Grupi i II-të

                                             Tiranë në 13.2.1980

Legjenda: O – Myrteza Bajraktari, B – B.p. “Ylli”

Ndalohet riprodhimi 

Informacion i T.O. mbi bisedat e zhvilluara ndërmjet objektit Myrteza Bajraktari dhe B.p. “Ylli”, bërë në restorant “Arbëria” në datën 9.11.1980.

B – Unë thashë mos është kryetari ky.

O – Kush është frymëzuesi, djalli me një këmbë, ai e krijoi bashkë me Naserin dhe Nehrunë. Naserin e futën brenda me gjithë Kastron dhe ky i fundit nuk ka se çfarë të bëjë dhe do mbështetet tek rusët pasi, e ndjen hegjemoninë e çizmes së tyre. Por tani popujt janë zgjuar dhe nuk tërhiqen më nga hundët, se shpëtuan nga hegjemonia amerikane dhe të bien në hegjemoninë ruse. Duhet eurokomunizmi, të shpëtojmë nga diktati rus që, epiqendra dhe vendi i pelegrinazhit të mos jetë më aty por, të kemi gjithsecili tonat.

B – Po mirë, është djalli me një këmbë për këtë qendër?!

O – Po.

B – Po ai, është central vetë?!

O – Për çfarë është central vetë?!

B – Është kapoja e të pa-angazhuarve.

O – Po.

B – Ka formuar komunizmin e tij t’jua imponojë.

O – Po ja, ja u ka imponuar gjithandej dhe rrugën e Titos ndjekin dhe një variant i rrugës së tij, është sot në BRSS. Ai ishte i pari që ngriti dorën kundër rusit, se sa presione ka pasur nga Hungaria, Rumania, Bullgaria, e nga të gjithë këta me anë të diversionit. Po Jugosllavia, i përballoi të gjitha dhe Tito u tregua dinak por, frika i kishte hyrë në palcë dhe bënte mitingje madhështore.

B – Je në vete…?!

O – A ba ba ba. Ka qenë 13 Mars.

B – 5 Mars.

O – Po 5 Mars. Unë kam gjënë në burg dhe jashtë dëgjoja njerëz, që bërtisnin dhe me ovacione ishin mbledhur në stadiumin e Shkupit. Unë isha në hetuesi dhe burgu ishte afër stadiumit. Mendimi im është se, nëse Jugosllavia nuk do të kishte pasur ndihma ekonomike, nuk do ja kishte dalë. Pas viteve ’50-të nëse nuk do kishin pasur ndihmën e tregut botëror, ata do kishin ngelur jashtëzakonisht prapa. Pra ai djalli me një këmbë, e bëri Jugosllavinë. I vuri të gjithë të ndjekin rrugën e tij dhe sot Rumania, Polonia, por deri në BRSS-ja, po ndjekim modelin e tij. Rusi u detyrua që të bëjë lëshime dhe këto do të ishin në favorin tonë. Vrulli i madh ekonomik i viteve ’50-të që nuk u përqafua nga Europa Lindore, po të mos hapeshin dyert e decentralizimit me Europën Perëndimore, kjo nuk mund rë arrihej. Filluan dhe ata me firmat e mëdha botërore.

B – Vjet, vajti djalli në Kosovë?!

O – S’ka një vit, ska gjashtë muaj.

B – Tani shpejtë ë…?!

O – Tani shpejtë dhe filluan ca trazira.

B – Filluan në Kosovë…?!

O – Me njerëzit e tyre në Kosovë, megjithëse nuk kemi mbështetje ne kosovarët, megjithëse tek disa karrieristë mund të gjejnë mbështetje pasi, ata janë direkt ose indirekt.

B – D.m.th., goditja e tanishme është kundër rusëve…?!

O – Po rreziku andej është.

B – Po mirë ore cilat kanë qenë rezultatet e këtij djallit tënd në Kosovë, cili është qëllimi?!

O – Qëllimi është që t’ju thojë atyre se’ ju rrugë tjetër përveç kësaj, nuk keni. Se kjo është për ju që, të thërrisni rroftë dita e sotme dhe se nuk keni njeri tjetër përveçse serbëve e rusëve.

B – Nuk i përgjigjet. Për një kohë, nuk bisedojnë me njeri tjetrin.

B – Posi qante ajo, ti çfarë i thoshe?!

O – Unë u mundova t’i jepja kurajo, u preka dhe unë shumë pasi kam një dashuri të madhe, tek ajo dhe tek fëmijët. I ka ushqyer dhe Xhemali, dhe ajo pasi është një grua me një rreth familjar shumë të fortë. Dhe mori një shqiptar. Ai Idrizi, ka bërë për Azemin një shërbim prej gomari, prej budallai, se m’u kujtua Idrizi. Pas 10 ditësh flasin në telefon dhe Kimetja, pasi merr të ëmën, shkon e merr dhe Idrizin. Idrizi si me pozita të forta, ka pasur dhe një kobure në brez. Kimete si je i thotë pse e kanë arrestuar Myrtezain, ç’kanë me të?! Më pas merr prapë në telefon dhe u thotë; jam Idriz Lleshi dhe mos u bëni merak për Myrtezain se është mirë. Sigurisht, nipi i Presidentit, se në ç’pozita mund të jetë ky nuk dihet, por mjafton që është ai dhe Myrtezai ka pasur shoqëri me këtë. Kur erdhi motra, ai na paralizoi vetë, tha Mehmet Aliu.

B – Mehmet Aliu ku është,…?!

O – Po, po.

B – E si i kishte thënë…?!

O – S’është për t’u bërë merak se jashtë shtetit ka dalë. E kur erdhi motra deri këtu të më thotë faleminderit shumë. Kështu është e vërteta i them motrës….(qesh).

B – Po mirë çfarë shërbimi është ky…?!

O – Shërbim prej gomari që të bënte alarme. Erdhi dhe Xhemali dhe na tha që ai është…………, që ai nuk shikon familjen e të rrijë rehat.

B – Ashtu është.

O – Se nuk mendon që mund të na dëmtojë neve, se kur shkoi motra, e sqaroi pastaj.

B – Xhemali kujtoi se ishe me shërbim ti…?!

O – Pa djallëzi.

B – Nuk luajtën as kaq gishtin ata o derëzi për riatdhesimin. Kështu me………(e lë në mes fjalën).

O – Atëherë kur isha brenda…?!

B – Jo mor jo, tani që bëre ato demarshet për riatdhesimin.

O – Hë hë, vuajnë.

B – Bënë një m…

O – E luajtën po nuk arritën gjë.

B – Pse…?!

O – Po kështu kanë menduar ata kushedi.

B – Mehmet Aliu?!

O – Kush e pyeste Mehmet Aliun atje, s’ka kredi më.

B – Po është funksionar.

O – Po ç’funksionar more….?!

B – Kur erdha këtu (e lë fjalën përgjysmë se ja ndërpret B.p.)

O – Ky ishte…?

B – Shefi i UDB-së.

O – Jo more, i ngritën kurth.

B – Pse, e kanë akuzuar si njeri…?!

O – Janë rryma të ndryshme, pasi doli nga burgu.

B – Unë nuk i mbaj mënd.

O – Ka qenë një Ali Aliu që ka ardhur nja 20 herë këtu.

B – Legalisht apo ilegalisht ?!

O – Legalisht e kanë lejuar pasi, ai është historian dhe kudo ku ka shkuar, është munduar me çdo kusht që ta diskreditojë………si……!

B – Po.

O – Është liruar me kusht nga burgu pasi, ka bërë spiunllëqe lart e poshtë.

B – Po.

O – Merre vesh se, Mehmet Aliu, nuk ka asgjë në dorë. Ai është një njeri që ka zënë një post në Jugosllavi, me ndihmën e Xhemalit.

B – Po mirë ty kush mund të të ndihmonte konkretisht ?!

O – Më konkretisht se Xhemali, askush.

B – Po pse nuk të ndihmon?!

O – Nuk e di, vetëm kur mund ta di unë atë, kur të vijë me një njeri.

B – Po mirë, me gjithë këta që po vijnë e po shkojnë hë…?!

O – Nuk e ha Xhemali atë.

B – Pse…?!

O – Po të vijë motra.

B – Pse nuk vjen?!

O – Kjo, varet nga qeveria jonë e madhërishme, nuk varet nga jugosllavët. Se ata të gjithë i kanë pasaportat e tyre.

B – Po mirë, Ahmetit i vjen një…….. miku e këta me kaq potencë, nuk ardhkan këtu…?!

O – Potenca e tyre nuk është këtu por në Jugosllavi.

B – Nuk mund ta bëjnë kaq për ty ata, që të tërheqin atje…?!

O – Varet, pikërisht këtë nuk e di……..(kthehet ana e parë e shiritit dhe vihet ana e dytë e tij).

O – Kam qenë i trazirave unë.

B – Pse…?!

O – Dhe si të tillë më njohin……. kush na garanton se nuk merret me trazira përsëri, e ti të rrish mirë se, Xhemali e ka dashur dhe mund ta kryente këtë shërbim.

B – T’ja shpjegonte.

O – Xhemali, të ndërhynte tek ambasada shqiptare ashtu siç ndërhyri kur erdhi motra ime.

B – Me ndërhyrjen e atij…?!

O – Me ndërhyrjen e atij posi, sa isha liruar nga burgu e kujt i vjen njeri atje, kujt…?!

B – Xhemali, ndërhyri atëherë…?!

O – Ndërhyri.

B – Xhemali e bëri këtë the…?!

O – Xhemali, shkoi në Sekretariatin e ambasadës shqiptare sepse atë e njihte se, kishte qenë në luftë me të. Dhe duke pasur shpresë se Xhemali mund të na shërbejë neve sot, nesër, pasnesër, rruga për në Shqipëri do jetë e hapur gjithnjë.

B – Mirë po si dole në këtë familje patriotike, dole agjent…?!

O – Unë agjent dola pasi erdha këtu. Se po të kisha qenë agjent më përpara, do kisha ngelur atje, dhe po të isha vrarë në kufi, do të këndonin heroizma për mua. U bëra këtu sa u vura në………, i ke të qarta tani…?!

B – More, unë problemet i kam të qarta, se të jesh miku i këtij ustait që i jep pension.

O – Ustallarët këtu të rrasin brenda.

B – Domosdo se presin sa të dali ai që ishte këtu dhe……… të rrasin brenda.

O – Kështu………

B – Se pritet çfarë zotësie kishte ky, ç’ishje ti në fund të fundit…?!

O – Si të thuash e kanë mbivlerësuar atë autoritetin tim që kisha te kosovarët. Në fakultet në vitet 1967-’68, çdo ditë bëhej bisedë për Kosovën. Thoshte Thoma Murzaku që tani do na flasi shoku Myrteza, unë si njeri i ekzaltuar.

B – Po xhanëm.

O – Me ovacione, duke bërtitur që Kosova është e jona.

B – Ku në fakultet…?!

O – Në fakultet brenda. Më erdhi në fakultet pas katër ditësh dhe më tha, gjete shesh e bëre përshesh. I edukove sa munde me ndjenja patriotike dhe shoviniste. Po ne do ta çlirojmë Kosovën, jo ashtu siç do ti, sepse atje do ngrihet flamuri i Shqipërisë. Unë kam punuar si derr.

B – Ti këtu punove se.

O – Tani ka ardhur Miri nga Kosova, ka qenë në burg në Goli Otok…..po kam qenë, ke dëgjuar gjë për …..kam dëgjuar, apo ke njoh, jo kam dëgjuar ovdi numër nji….! Memorie.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.