DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Katër viktima. Rrëfimi nga spitali: Kisha nipin peng. Misteri i plagosjes së policit në Korçë

07:00 - 02.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

2 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Katër viktima

Rrëfimi nga spitali: Kisha nipin peng

Misteri i plagosjes së policit në Korçë

Rishfaqet “Riku” i tmerrshmi i Korçës. Agjenti i krimeve plagoset bashkë me dy kushërinjtë e tij. Ekzekutohet Klejdi Zaçellari. Enigma e një ngjarjeje që tregohet vetëm nga njëra palë.  Çfarë ndodhi mbrëmjen e së premtes në periferi të qytetit

 Një peng për 4 viktimat e Korçës

Si ndodhi përplasja në mesnatë ku u plagos dhe një polic

 

Një agjent i Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë në Korçë ka mbetur i plagosur dhe disa kushërinj të tij janë plagosur. Ndërsa një i ri ka vdekur.

 Një ngjarje misterioze, ku policia nuk ka qartësuar as rrethanat dhe as motivet e gjithë kësaj masakre, që mund të kishte përfunduar me më shumë se katër të vdekur. Një ngjarje, ecuria e së cilës ka shkëputje logjike. Në fakt rrethanat e ngjarjes ndërtohen vetëm nga njëra palë, së cilës i referohet edhe policia. Sepse nga pala tjetër njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është zhdukur.

 

Në tërësinë e ngjarjes “promotori” ka qenë enigma e një 17-vjeçari. Që, ndërsa për familjarët e tij është i marrë peng, për policinë është i vetëlarguar. Madje ndërsa familjarët pohojnë se djali nuk u është kthyer ende në banesë, policia është e qetë dhe pohon që ai nuk ka qenë asnjëherë i marrë peng.

“Që prej ditës së hënë na figuron i humbur nipi ynë, 17-vjeçari, E. Minga. Gjashtë ditë na shkuan kot dhe nuk e dimë se ku është dhe çfarë ka ndodhur me të”, ky ka qenë shqetësimi që ka mbledhur bashkë fisin Minga mbrëmjen e së premtes, të cilin e përcjell nga spitali i Korçës, Thanas Minga i plagosur. Së bashku me Anesti Mingën, që është njëkohësisht edhe polic, dhe Romeo Mingën, kushëririn e tyre, nisen rreth orës 21.30 në drejtim të Gjenomadhit, ku shpresonin se do të gjenin të humburin. Në afërsi të fshatit, në vendin e quajtur Ura e Turhanit afër një pike karburanti, ndalojnë për të pyetur dhe përballen me një të ri. Polici Minga e pyet nëse kishte parë djalin që kërkonte. “Por ai u tremb dhe nisi të gënjente në përgjigjet e tij”, thotë Thanasi. Në këtë moment, Anesti është prezantuar dhe, pasi ka dyshuar që i panjohuri mund të ishte i armatosur, e ka kontrolluar. “I gjeti një pistoletë dhe një radio me kufje”, vazhdon Thanasi. Në këtë moment, ndërsa ka nisur dy persona për të lajmëruar policinë, policia mbante të ngërthyer të panjohurin e armatosur, me të cilën vazhdonte edhe bisedën, për rreth 20 minuta. “Në këtë moment nga një kanal del një njeri që urdhëron: “Mos lëvizni. Grumbullohuni të gjithë”, tregon rrethanat edhe shefi i Komisariatit të Korçës, Fatmir Hoxha. Pa e zgjatur shumë, personi që kishte dalë nga kanali dhe që kishte dëgjuar të gjithë bisedën ka qëlluar në drejtim të grupit. “Kur shkoi policia, kishte vdekur ne vend, Klejdi Viktor Zaçellari i riu nga fshati Gjenomadh dhe ishin plagosur të gjithë të tjerët. Anesti Romeo dhe Thanas Minga”, sqaron Hoxha. Policia u ka dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurve, duke i transportuar për në spital, dhe ka kryer veprimet proceduriale. Janë bllokuar rreth 29 gëzhoja automatiku.

Sipas nëndrejtorit të Policisë së Korçës, e gjithë ngjarja ka ndodhur “për shkak të cilësive të veçanta të Anestit”, pra për shkak se ai ishte polic.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.