SPORT

Finalja e Champions League/ UEFA u kërkon falje tifozëve

11:54 - 04.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalja e Champions League e cila u luajt më 28 maj, filloi me vonesë pasi një pjesë e mirë e tifozëve të Liverpoolit nuk arritën dot të futeshin në stadium.




Kjo vonesë solli edhe trazira jashtë stadiumit, ku pamje të ndryshme tregonin tifozë të Liverpoolit të cilët përplaseshin me sigurimin ose ngjiteshin mi kangjellat e murit rrethues të Stade de France.

Në një deklaratë, UEFA u kërkoi falje tifozëve që u përfshinë në përplasjet që shpërthyen jashtë stadiumit të Stade de Francë në Paris.

UEFA shpjegoi se “asnjë tifoz nuk duhet të vihet kurrë në një sitautë të tillë, e cila nuk duhet përsëritur”, duke njoftuar se “ka porositur një raport të pavarur për të identifikuar boshllëqet dhe përgjegjësitë e të gjithave ngjarjeve të ndodhura”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.