LAJMI I FUNDIT

Humbja me Izraelin/ Flasin protagonistët: Bajrami heq përgjegjësinë. Hysaj: Le ta marrim si mësim, duhet të jemi më të përqëndruar!

23:26 - 10.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria u mund 1-2 në shtëpi nga Izraeli, në ndeshjen e  vlefshme në Nations League. Golit të Brojës iu përgjigj dopieta e Solomon. Pas takimit të Air Albania, për mediat folën protagonistët e takimit. Futbollisti kuqezi, Elseid Hysaj pranon se ka mungesë përqendrimi në ekip.




“Ishim te pozicionuar keq prandaj pësuam gol. Duhet ta marrim si mësim sepse deri në fund nuk i dihet kush fiton në këtë grup. Ishim duke luajtur mirë, po na jepnin dorë të madhe tifozët. Po mundohemi, por kështu ndryshojnë gjërat. Pësuam dhe në Islandë njësoj. Duhet të jemi më të përqendruar në pjesën e dytë sepse na ndodh. E dinim që është skuadër që luan në kundërsulm” – tha ai.

Futbollisti kuqezi, Nedim Bajrami shprehet se ekipi nuk luajti keq, edhe pse u mposht.

“Pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, në pjesën e dytë nuk u futëm mirë në fushë. Kemi pësuar dy gola shumë të shpejtë. U munduam të reagonim më pas, por nuk ia dolëm të barazonim.Pas kësaj ndeshje që kemi humbur, nuk e di nëse është më mirë. Si skuadër nuk kemi luajtur keq, pësuam dy gola që nuk duheshin pësuar. Unë pjesën time e kam bërë, nuk e di tani.Nuk e di pse u zëvendësova, ishte zgjedhje e trajnerit. Unë e pranova. Fizikisht isha shumë mirë dhe gati për ta vazhduar ndeshjen” – tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.