Kronikë

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e transportit të klandestinëve! Pagesa me të holla, ose shërbime seksuale (SKEMA)

14:53 - 10.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bandë italo-shqiptare e cila merrej me emigracionin e paligjshëm dhe trafik të medikamenteve është shkatërruar nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare.




Mediat në shtetin fqinj raportojnë se janë ekzekutuar 8 masa sigurie të dhënë nga Prokuroria e Milanos.

Personat akuzohen për  dhënie ndihme të personave për kalim të paligjshëm të kufirit, mashtrim kundër sistemit shëndetësor, korrupsion, falsifikim dhe trafik të barnave.

Masat e dhëna paraprakisht dhe disa kërkime janë të koordinuara nga Eurojust, e cila ka ngritur një ekip të përbashkët hetimor si në territorin italian, në provincat e Milanos, Kremones dhe Monzas dhe Brianzas, por edhe në Shqipëri.

Policia ka sekuestruar mbi 500.000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe medikamente me vlerë rreth 20.000 euro.

SKEMA

Të arrestuarit, me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve, dyshohet se u kanë ofruar shtetasve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme, të cilat sipas udhëzimeve do t’i lejonin ata të hynin ilegalisht në Itali.

Hetimet kanë dokumentuar çështjen e çertifikatave mjekësore të rreme që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për kujdes urgjent në Itali, gjë që i lejonte ata të hynin në vend dhe të merrnin shërbime mjekësore dhe farmaceutike.

Mjekët e korruptuarata në këmbim do të merrnin para ose shërbime seksuale. Sipas akuzave, të dyshuarit janë përfshirë edhe në trafikun e ilaçeve të marra ilegalisht nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe të shitura në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.