Kronikë

Arrestohet trafikanti i rrezikshëm nga Malta, fuste drogë nga Shqipëria në Itali!

16:19 - 12.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bosi i mafies malteze dhe trafikanti i njohur John Spiteri është arrestuar këtë fundjavë  pas një urdhër arresti nga prokuroria e Katanias.




Një rrjetën e trafikim të drogës të bosit maltez është implikuar dhe një shqiptar Eriseld Hoxhaj ,i njohur ne nofkën “Riku”, pasi 56-vjeçari John Spiteri ka trafikuar drogë nga Shqipëria dhe Bullgaria për në Siçili dhe Maltë, shkruajnë mediet italiane.

Në vitin 2021, trafikanti maltez ishte pjesë e grupit prej 21 personave që u arrestuan në Itali në kuadër të ‘Operacionit La Vallette’ kundër një organizate kriminale që trafikonte drogën nga Shqipëria dhe Bullgaria për në Siçili dhe Maltë.

Gjatë operacionit, i cili në atë kohë u krye nga mbi 100 agjentë të Guardia di Finanzas u sekuestruan gjithsej 430 kilogramë kanabis, hashash dhe kokainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.