LAJMI I FUNDIT

FOTOT/ PS feston sot 31-vjetorin! Si është organizuar ceremonia në selinë rozë?

19:22 - 12.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastin e 31-vjetorit të ditëlindjes së Partisë Socialiste, në selinë rozë organizohet një pritje, ku të ftuar jenë shumë personazhe të politikës, jo vetëm të majtët.




Mësohet se ftesë për të qenë prezent në këtë aktivitet i është dërguar edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe emrave të tjerë të politikës.

Në njërën anë të selisë, të ftuarit priten nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe deputetët Etjen Xhafaj dhe Blerina Gjylameti.

Ndërkohë në një pjesë tjetër të selisë, është Beldi Klosi dhe Anila Denaj që presin të ftuarit.

Festa vjen pas një klime tensioni dhe debati që u përfshinë palët me zgjedhjen e presidentit të ri, ku opozita nuk mori pjesë në votimin e Bajram Begajt, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik.

festa e ps40705993-579f-48c6-af5b-199ac1167dd1dc452e01-ee5f-49ec-bdcd-7fd4e0346952ea38a368-c1db-4168-8f44-5408cb501d15


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.