LAJMI I FUNDIT

Harta e re gjyqësore, Petrit Vasili: Pse është një antireformë e rrezikshme! Ekzekutivi duhet të tërhiqet

19:02 - 12.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me hartën e re gjyqësore, për të cilën avokatët kanë njoftuar edhe bojkot. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria ka dalë kundër Evropës me hartën gjyqësore.




Vasili rendit arsyet se pse kjo hartë është një antireformë e rrezikshme, duke i bërë thirrje qeverisë të të tërhiqet dhe të ulet në tavolinë me grupet e interesit.

Po ashtu Vasili thekson se drejtësia nuk është prona e qeverisë, por e cdo qytetari.

“Qeveri boll u solle si mafioze dhe shkatërruese e Reformës ne Drejtësi dhe te drejtave te qytetareve për drejtësi”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

SKANDALI, QEVERIA KUNDER EUROPES PER HARTEN GJYQESORE!!

Harta e Re Gjyqesore, megjithese flet edhe Parlamenti Europian ne menyre shterruese, mafiozet ne qeveri vazhdojne me kokefortesi.

Rezoluta e Parlamentit Europian qe u miratua ne 19 maj, vetem tre jave me pare,adreson shume qarte problemin skandaloz te Hartes se Re gjyqesore dhe thekson:

‼️  se reforma e sistemit gjyqësor sipas Hartës së Re të Gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë opinionet e palëve të interesuara dhe kushtet socio-ekonomike të grupeve vulnerabël dhe të përmirësojë aksesin në drejtësi dhe procesin e duhur ligjor;

Pika 37.(neë judiciary map should take into consideration stakeholders’ opinions and the

socioeconomic conditions of vulnerable groups and improve access to justice and due legal process;”)

Nderkaq Qeveria me arrogancen dhe paaftesine tashme te njohur vazhdon me kokefortesi ne rrugen e miratimit te nje Harte Gjyqesore, qe rrënon perfundimisht Reformen ne Drejtesi dhe asgjeson te drejtat bazike te qytetareve per akses te lehte dhe pa kosto ne drejtesi, si dhe per procese te drejta ku te jene te barabarte ne cdo pikpamje perpara ligjit.

Kjo Harte gjyqesore eshte nje antireforme e rrezikshme sepse:

  • Kjo Harte Gjyqesore pengon rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor.
  • Perpilimi i kesaj Harte Gjyqesore nuk u parapri nga asnje konsultim ne fazen e ideimit te saj me Grupet e Interesit, duke ecur me logjiken e faktit te kryer dhe te dhunes se kartonave.
  • Kjo Harte e re gjyqësore nuk merr për bazë nevojat e komuniteteve qytetare qe ndodhen në vështirësi, sidomos kategori të veçanta sociale si minoriteti Rom dhe Egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti LGBTI, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria.
  • Kjo Harte e re Gjyqesore nuk ka vlerësuar shpërndarjen dhe përqëndrimin e popullatës në njësitë administrative të secilës bashki dhe kjo analizë e munguar ka krijuar shpërndarje absurde të gjykatave sipas këtij gjoja riorganizimi te ri.
  • Kjo Harte e re Gjyqesore nuk merr parasysh nje nga problematikat me delikate sic është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga Gjykatat dhe si mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale per te perballuar kete transport te larget dhe absurd.
  • Nje Harte e tille arbitrare shkakton realisht asgjesimin e mundesise reale per akses te lehtesuar ne drejtesi dhe realizimin e vertete te barazise perpara ligjit e te pa ndikuar nga asnje faktore sociale ekonomike qe krijon pabarazi.

➡️  Qeveri terhiqu menjehere!

➡️Qeveri ulu ne tavoline me grupet e  interesit!

➡️  Qeveri Drejtesia nuk eshte prona jote, por e drejte e çdo qytetari!

➡️  Qeveri boll ju kundervure jo vetem qytetareve, por edhe Europes!

➡️  Qeveri boll u solle si mafioze dhe shkaterruese e Reformes ne Drejtesi dhe te drejtave te qytetareve per drejtesi!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.