LAJMI I FUNDIT

Ish-kryebashkiaku socialist u arrestua për drogë, deputetja e PD-së: Qershia mbi tortën e festës së PS-së, Kajmaku shembull i Edi Ramës!

18:49 - 12.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e ka cilësuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku për trafik kokaine si qershia mbi tortën e përvjetorit të Partisë Socialiste që mbahet këtë të diel.




Sipas Pampurit, ajo që PD-ja denoncoi me fakte para dy vitesh u vërtetua sot, i cili konsiderohej si shembull për kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë: 

Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS.

Ajo që ne denoncuam me fakte para dy vitesh, për kryebashkiakun “shembull” të Edi Ramës, u vërtetua sot. Ai nuk ishte doktor shkencash, por trafikant droge paska qënë. Ashtu sikurse janë vërtetuar, gjithashtu po vërtetohen shumë afera korruptive, apo përfshirje në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, që PD ka  denoncuar për njerëzit pranë Edi Ramës, të cilët e mbështetën për të qëndruar në pushtet. Shqiptarët duan ndryshim, duan figura të papërlyera, të pakorruptuara, me të cilët të përfaqësohen e ky vend të eci përpara.

kajmakuuu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.