Kryesore

E turpshme/ Sportistëve shqiptarë u refuzohen vizat për Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

14:56 - 14.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vërtetë skandaloze, absurde dhe e turpshme ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në prag të Kampionatit Botëror U-17 të peshëngritjes në Meksikë.




Pas disa ditësh sorollatje në Romë, ambasada e Meksikës u ka refuzuar vizat shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska, me motivacionin se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet, në një kohë kur gjithçka është e paguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Të lodhur dhe shumë të zhgënjyer për këtë situatë Kofsha dhe Toska janë kthyer në Shtërmen. Ndërsa Shqipëria humbet medalje në një event ku Kofsha konsiderohej si favoriti më i madh për t’u shpallur kampion./BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.