AKTUALITET

Kryebashkiaku i Prishtinës, Perparim Rama: Zvarritjet e Qeverisë e çuan Sunny Hill-in në Tiranë

20:39 - 14.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sunny Hill Festival, këtë vit do të organizohet në Tiranë. Në lidhje me këtë lajm Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama,  ka akuzuar Qeverinë e Kosovës. Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se vendim vjen pas zvarritjeve të Qeverisë.




“Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës”.

“Duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Por, i pari i Prishtinës pret reflektim nga Qeveria që ky festival t’i kthehet Prishtinës.

“Ne presim që Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit”, ka shkruar Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.