Mbrëmjen e kaluar dy të rinj janë konfliktuar në Bulqizë dhe në sherr e sipër njëri ka mbetur me gishta të prerë.
Dy persona janë përfshirë në një konflikt në lagjen e vjetër të qytetit dhe një prej tyre ka përdorur një mjet kosë, duke i prerë gishtat e dorës personit tjetër rreth të 30-ave.
Ky i fundit është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është nisur në Tiranë drejt spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.
Personi tjetër i përfshirë në konflikt është larguar, ndërsa nuk ka asnjë informacion nga policia për ngjarjen
Shfaq Komentet (0)