Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një vizitë në plantacionet frutore në zonën e Dibrës.
Gjatë vizitës në të cilën ishte i shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Rama zgjodhi të ulej nën hijen e qershive për të diskutuar me fermerët e plantacioneve.
Ndërsa po konsumonte qershi, Rama zgjodhi të shkëmbente disa batuta me fermerin që i kultivonte, duke i thënë “kjo qenka si mollë, jo si qershi”.
Pjesë nga biseda:
Fermeri: Ti ke për borxh me na dhënë lekët ne kemi për borxh të punojmë tokën. Pastaj ç’a do mbjellim e vendos konsumatori. Kjo qershi ka ardhur nga Franca si varitetet e kemi shartuar. Është e shitur, çmimin ja vendos sa të duash. Nuk ke nevojë ta lutësh tregtarin.
Rama: Ti thua ata qe e kanë këtë problem duhet ta shtartojnë.
Fermeri: Qershia tjetër e patrajtuar dhe e paushqyer merre ti dhe për një orë çoje atje te tregu prishet.
Rama: Kjo nuk është si qershi është si mollë e vogël.
Disa njerëz lodhen mundohen dhe nuk e dinë se kjo kërkon dije dhe informacion, pasi vendos tregu nuk vendos ti. Kur nuk ta blen konsumatori nuk ta blen.