Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të renduar dhe kaos në lëvizje, ku situatë më problematike është krijuar në rrugën që lidh Shëngjinin dhe aksin drejt Milotit.
Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, duke sjellë shpesh herë edhe bllokim total të qarkullimit.
Problematikë e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues në plazhet e Lezhës.
Shfaq Komentet (0)