BOTA

VIDEO/ Kryepatriarkun e Rusisë nuk e mbajnë këmbët, rrëshqitje spektakolare në dysheme pas pagëzimeve me ujë të shenjtë

10:26 - 26.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Patriarku rus Kirill është bërë pjesë e një incidenti të pakëndshëm gjatë një shërbimi në kishën e Novorossiysk.




Kreu i Kishës Ortodokse ruse ka rrëshqitur prej shkallëve, për shkak të dyshemesë së lagur me ujë të shenjtë gjatë pagëzimit.

Në një video që po qarkullon në rrjet mund të shihet Kirill që rrëshqet nga foltorja dhe përplaset në tokë, ndërsa televizoni rus e ndryshon me shpejtësi pamjen, duke shfaqur imazhe jashtë kishës.

 

Sipas mediave nuk raportohet për ndonjë dëmtim të rëndë të kreut të Kishës Ortodokse Ruse.

“Dyshemeja është e bukur, mund ta shihni veten në pasqyrë, është kaq e shndritshme dhe e lëmuar. Por kur uji bie mbi të, edhe nëse është ujë i shenjtë, janë ligjet e fizikës që mund të rrëshqasësh. Fatkeqësisht, rashë në këtë dysheme të bukur, por me dëshirën e Zotit pa asnjë pasojë”, tha Kirill më vonë gjatë predikimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.