LAJMI I FUNDIT

PD në krah të avokatëve/ Kërkon dëgjesë me ministrin Manja, KLGJ e KLP për Hartën e re Gjyqësore!

10:45 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike i është bashkuar shqetësimit të avokatëve, të cilët kanë bojkotuar prej kohësh të gjitha seancat gjyqësore, duke kundërshtuar hartën e re gjyqësore.




Partia Demokratike kërkoi sot dëgjesë me ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për hartën e re gjyqësore. Kërkesën e bëri deputetja Dhurata Çupi Tyli në mbledhjen e komisionit të Ligjeve.

“Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvilohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave”, – tha Çupi në hyrje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha kjo dëgjesën do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.