LIFE STYLE

Pasi të lexoni këtë, nuk do t’i hidhni më qeset me xhel silikoni

07:07 - 13.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeset me xhel silikoni gjenden shpesh në kutitë e këpucëve, dhe gjithmonë përfundojnë në koshin e plehrave, duke besuar se nuk hyjnë në punë. E vërteta është, se ato janë shumë të përdorshme nëpër shtëpi.




  1. Vendosini në çantën e stërvitjes

Qëllimi kryesor është që ato të thithin lagështirën e tepërt dhe të mbrojnë gjërat nga myku. Në çantë ato eliminojnë lagështirën dhe e mbajnë të freskët. Përveç kësaj mund të heqin dhe erën e keqe.

  1. Vendosini midis peshqirëve

Parandaloni që të bëhen me lagështirë dhe me erë.

  1. Bëni që brisqet të rrojnë më tepër

Në vend që t’i lini në tualet ku gjithmonë është i lagësht, më mirë i futni në një kuti plastike me disa qese të tilla.

  1. Shpëtoni telefonin/celularin nga uji

Nëse ju ndodh që t’ju bjerë celulari në ujë, mos i humbni shpresat! Në vend që ta futni në një kavanoz me oriz, provojeni me këto qese. është më efikase.

  1. Jo më dritare me avuj

Kjo është për të gjithë ato që kanë makinë. është perfekt për në dimër. Në vend që të prisni sa të thahen dritaret nga avujt, (në makinat e vjetra, duket sikur do përgjithmonë), vendosni disa qese poshtë fshirëses së xhamit nga brenda. Ato gjithë natën nuk lejojnë të bëhen xhamat me avull, dhe të nesërmen makinës nuk do t’i duhen 10 minuta për t’u pastruar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.