LAJMI I FUNDIT

RMV miraton propozimin francez/ Borrell: Hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

14:46 - 16.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar pasi parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez. Borrell shkruan se ky është “një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Diplomanti europian thekson se ky vendim vjen në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta.




“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, shkruan Borrel në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.