LAJMI I FUNDIT

Vendimi i RMV-së për propozimin francez/ Reagon Presidenti Meta: I hapet rrugë integrimit. Vendimmarrësit shqiptarë duhet të kthjellohen mirë për përgjegjësitë e tyre!

15:19 - 16.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut e cila miratoi propozimin francez.




Kreu i Shtetit shqiptar thotë se ky vendim i hap rrugë negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vendimi i Këshillit Europian që do merret pas disa ditësh, duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarrës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave.

Meta thotë se përgëzon edhe faktorin politik shqiptar që ka mbetur besnik i orientimit europian të Shqipërisë.

Postimi i Ilir Metës:

Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona. Përgëzoj faktorin politik  shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë  mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.