LAJMI I FUNDIT

Sterilizimi/ “Koncesionari, mik i Beqajt mori 5 mln euro plus”, gazetarja: Ja pse menduam se ish-ministri i Shëndetësisë mund të dilte me pranga nga SPAK

22:50 - 18.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në studion e emisionit “Open” është diskutuar mes panelistëve edhe për koncesionin e sterilizimit, dosje për të cilën ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u mor në pyetje për më shumë se 8 orë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.




Gazetarja Klodiana Lala tha s gazetarët kishin dyshime që Beqaj mund të dilte sot me pranga nga dyert e SPAK, kjo pasi një deklaratë e ambasadës amerikane i bënte jehonë arrestimit të ministrave dhe zyrtarëve të lartë.

“Ka pasur një avokat që është ka kërkuar informacion për dosjen. Nuk e di nëse do të përfaqësojë zotin Beqaj. Do ta shohim në ditët në vijim nëse është avokati i zotit Beqaj, por ai ka pasur hyrje-dalje dhe interes për fatin e tij në SPAK. Ne menduam se mund edhe të arrestohej pasi ndërkohë që Beqaj ndodhej në SPAK kishte një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Tiranë që vlerësonte hetimet e SPAK dhe kërkonte nga BKH që të hetonte dhe ndalonte ministra të përfshirë në Korrupsion.

Pyetja e parë që i është bërë zotit Beqaj është përse shteti kishte interes ta kalonte sterilizimin te privati. Pse? A kishte infeksion nga mjetet e përdorua në spitale. Koncesioni i sterilizimit është hetuar në 2016 nga prokuroria e Tiranës dhe është pushuar. Në vitin e parë të kontratës ishte përcaktuar se kompanisë së Ilir Rrapaj i duheshin paguar 12.2 milionë euro dhe i janë paguar 17.2 milionë euro. Ministri është pyetur pse është fryrë kaq shumë kjo faturë”, tha Lala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.