LIFE STYLE

A duhet të hani disa vakte në ditë apo më pak por në sasi më të mëdha?

10:44 - 24.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë prej nesh mund të kenë dëgjuar se ngrënia e disa vakteve të vogla në ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e metabolizmit.  Megjithatë, provat për të mbështetur këtë pretendim janë të përziera.




Është e pranuar gjerësisht në kulturën moderne që njerëzit duhet të ndajnë dietën e tyre ditore në tre vakte të mëdha – mëngjes, drekë dhe darkë – për një shëndet të mirë.

Kjo ide vjen nga studimet e hershme epidemiologjike.

Megjithatë, vitet e fundit, ekspertët kanë filluar të ndryshojnë këndvështrimin e tyre, duke treguar se ngrënia e vakteve më të vogla dhe më të shpeshta mund të jetë më e mira për parandalimin e sëmundjeve kronike. Rrjedhimisht kjo mënyrë ndikon edhe në  humbjen e peshës.  Kështu më shumë njerëz po ndryshojnë modelet e tyre të të ngrënit.

Ata që sugjerojnë ngrënien e vakteve të vogla dhe të shpeshta tregojnë se ky model ushqimi:

– përmirëson ngopjen ose ndjesinë e ngopjes pas një vakti.

– rrit metabolizmin dhe përbërjen e trupit.

– parandalimi i rënies së energjisë.

– stabilizon sheqerin në gjak.

– parandalon të ngrënit e tepërt.

Ndërsa disa studime mbështesin këto rekomandime, të tjerat nuk tregojnë përfitime të rëndësishme.

Në fakt, disa studime tregojnë se mund të jetë më e dobishme të përmbahen me tre vakte më të mëdha.

Një studim i vitit 2019, i cili krahasoi ngrënien e më pak se tre vakte në ditë ose më shumë se katër vakte në ditë, zbuloi se konsumimi i më shumë se katër vakte në ditë rrit kolesterolin HDL (lipoproteina me densitet të lartë) dhe ul në mënyrë më efektive trigliceridet e agjërimit.

Nivelet më të larta të HDL lidhen me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.

Ky studim nuk vërejti ndryshime në kolesterolin total ose kolesterolin LDL (lipoproteina me densitet të ulët).  Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky është një studim vëzhgues, që do të thotë se mund të vërtetojë vetëm lidhjen, jo shkakun.

Gjithashtu një përmbledhje e botuar në revistën “CirculationTrusted Source” të Shoqatës Amerikane të Zemrës përfundoi se frekuenca më e madhe e të ngrënit shoqërohet me një rrezik të reduktuar për diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare, sipas studimeve epidemiologjike.

Burimi: Medical News


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.