AKTUALITET

Njihuni me 5-vjeçaren shqiptare me shkallë inteligjence mbi normalen/ Di kryeqytetet, flamujt dhe alfabetet!

09:29 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Suela Kodraliu është vogëlushja 5-vjeçare nga Ferizaj që i ka manhitur të gjithë me diturinë e saj në fusha të ndryshme. Ajo gjen të gjithë kryeqytetet e shteteve dhe flamujt e shumë shteteve.




Madje, di edhe alfabetin e gjuhës shqipe dhe asaj angleze. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, halla e Suelës, Nare Kodraliu zbuloi se 5-vjeçen e kanë mësuar prindërit e saj.

“Suelën e kanë mësuar prindërit e saj. Ajo i di të gjithë shtetet e Europës. Ka raste që se si ndihemi që Suela di më shumë se ne”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Suela me plot emocione realizoi dy teste, ku gjeti disa kryeqytete, disa flamuj dhe tha alfabetin e gjuhës shqipe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.