Kryesore

Ilir Meta bashkëpunëtor i sigurimit? Flet kreu i Partisë së Lirisë: Unë njoh 40 vetë më inicialet I.M, unë e kam një ëndërr…

14:06 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lidhje me letrën që Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë për zbardhjen e emrave të politikanë të lartë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit ka reaguar edhe Ilir Meta si personi që po hamendësohet në disa media si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.




Ai në një dalje para mediave vuri në dukej se njeh mbi 40 persona me të njëjtat inciale. Sipas Metës, Autoriteti i Dosjeve është i vetmi përgjegjës për këtë situatë.

“Unë  njoh 40 Ilir Meta deri tani. Madje që nga koha e shkollës, kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë”. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj. Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve ka një përgjegjësi pasi ajo shkatërron dhe krijon shqetësime tek shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë gabime dhe mund tju dalin emrat, të cilët kanë krijuar familje, dhe ky është përgjegjësi e Autoritetit të Dosjeve. Ai ka marrë peng popullin e Shqipërisë. Tani për çështjen në fjalë dua të siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është pas 30 vitesh angazhimi në politik, është i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij dhe do të vazhdoje edhe nja 40 vite të tjera. Ëndrra ime tani është të bëhem Kryetar i Referendumit. Pasi një qeveri një parlament del kundër popullit shtype butoni i referendumit. Ju e dini se çfarë qeniesh janë këta. Nuk ekziston me për mua Autoriteti i Dosjeve. Është autoriteti i manipulimit. Emrat e tyre do të gdhenden në shtyllat e turpit. Qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve se paska një email se duhet të jetë Ilir Meta se paska dëmtuar ditë në 88 sapo 89. Pra muhabet dhe përralla të tilla.

Ata e dinë shumë mirë se si është puna e M-së. Kjo është lojë politike dhe do ta mbajnë ata përgjegjësinë. Fëmijët e mijë kanë dëgjuar gjerë shumë të rënda. Por ama ata njerëz të tjerë kjo do të jetë një problem që ka vetëm një emër: Autoriteti i Dosjeve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.