LAJMI I FUNDIT

“Opozitës tentohet t’i hiqet e drejta e fjalës!”- Ervin Salianji: Regjimi kërkon ta kthejë dhe parlamentin në monist!

17:24 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji ka ngritur shqetësimin të mërkurën se po tentohet t’i hiqet e drejta e fjalës opozitës, “që qeverisë ti rritet e drejta e plaçkitjes”.




Me anë të një deklarate në rrjetet sociale, Salianji akuzon mazhorancën se po “kërkon ta kthejë dhe parlamentin në monist, në parlament memec që vetëm dëgjon por as nuk flet as kontrollon por vetëm çertifikon makutërinë”.

Për këtë arsye, ai bën thirrje për t’i dhënë fund “makinerisë së plaçkitjes”.

Deklarata e plotë:

Regjimi kërkon ta ktheje dhe parlamentin në monist, në parlament memec që vetëm dëgjon por as nuk flet as kontrollon por vetëm çertifikon makutërinë!

Çfare e tremb qeverinë qe i heq opozitës dhe fjalën?!

Opozitës tentohet ti hiqet e drejta e fjalës që qeverisë ti rritet e drejta e plaçkitjes!

Nëse kapen institucionet, sheshet flasin!

Ti japim fund makinerisë së plaçkitjes!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.