BOTA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore

10:26 - 02.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar se bota është vetëm një hap larg nga një luftë shkatërruese bërthamore dhe se bota ndodhet në një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.




Mes tensioneve globale në rritje, “njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”, shtoi ai.

Komentet e Guterres u bënë gjatë hapjes së konferencës për vendet e anëtarësuara në Traktatin e Mospërhapjes bërthamore, raporton BBC.

Marrëveshja e vitit 1968 u prezantua pas krizës së raketave Kubane.

Traktati ishte krijuar për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore në më shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bërthamor.

Pothuajse çdo komb në Tokë ka nënshkruar marrëveshjen, duke përfshirë pesë fuqitë më të mëdha bërthamore.

Por në mesin e disa shteteve që nuk nënshkruan kurrë marrëveshjen janë katër vende të njohura ose të dyshuara për armë bërthamore: India, Izraeli, Koreja e Veriut dhe Pakistani.

Sekretari i Përgjithshëm Guterres tha se “fati” që bota ka gëzuar deri më tani në shmangien e një katastrofe bërthamore mund të mos zgjasë për shumë.

Në këtë mënyrë sekretari i përgjithshëm i OKB-së i kërkoi botës të rinovojë traktatin për eliminimin e të gjitha armëve të tilla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.