AKTUALITET

Lista Serbe i kundërvihet kryeministrit të Kosovës: Duam të rrëzojmë Qeverinë Kurti

15:52 - 03.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lista Serbe, që është Partia kryesore e serbëve në Kosovë, deklaroi të mërkurën se dëshiron që të rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.




Përmes një njoftimi për mediat, Lista Serbe tha se Qeveria Kurti po punon kundër interesave të popullit serb.

“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, dekalroi kjo parti.

Reagimet e fundit të Listës Serbe vijnë pas deklaratave të bëra nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës më 2 gusht, deklaroi se Lista Serbe është e “devalvuar politikisht” dhe tha se në ekzekutiv nuk ka as vullnet për të bashkëpunuar me këtë parti, pasi “ajo bashkëpunon me grupe kriminale”.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk ka marrëveshje koalicioni me Listën Serbe, por sipas Kushtetutës, kjo parti merr pjesë në ekzekutiv, duke udhëhequr me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Lista Serbe nuk e ka votuar Qeverinë e Kurtit, në seancën e mbajtur më 22 mars të vitit 2021.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.